Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

7 gjëra që duhet t’i bëni para se të keni marrëdhënie seksuale

Jetë 04/08/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ajo që ju bëni me një partner midis çarçafëve mund të ndikohet nga shumë faktorë. Ndërsa kur bëni seks, është e rëndësishme të mbani në mend disa gjëra për të siguruar që të dy partnerët të kenë një kohë të mirë. Pra, këtu janë disa gjëra që njerëzit duhet të bëjnë përpara se të kenë marrëdhënie seksuale.

Pëlqimin/miratimin

Pavarësisht nëse jeni i martuar ose në një lidhje, gjithmonë duhet të kërkoni pëlqimin e personit tjetër para se të filloni seksin. Gjithashtu, shumë njerëz e kanë këtë mendim të gabuar se vetëm pëlqimi i gruas është i rëndësishëm. Por, pëlqimi nuk është specifik gjinor dhe të dy palët duhet të pajtohen para se të bëjnë seks, transmeton Gazeta Shneta.

Higjiena

Asgjë nuk mund të jetë më dëshpëruese se sa një partner me higjienë të dobët. Mbi të gjita, askush nuk dëshiron të puthë një person, fryma e të cilit ka erë. Për të siguruar që të keni një aromë të freskët mund të shpërlani gojën me ujë ose të përtypni çamçakëz. Në rast se keni qenë jashtë për një kohë të gjatë dhe jeni djersitur, do të ishte ide e mirë të bëni një tush para se të bëni seks.

Mbrojtje

Përdorimi i kontraceptivëve është shumë i rëndësishëm nëse nuk planifikoni një familje. Nëse nuk jeni të vetëdijshëm për historinë seksuale të partnerit tuaj, duhet të pëdorni mbrojtje si prezervativi për të shmangur rrezikun e infektimit nga sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Mbani lubrifikant me vete

Shumë njerëz e nënvlerësojnë fuqinë e lubrifikantit. A e dini se mungesa e vajosjes mund të kufizojë kënaqësitë që ju vijnë nga marrëdhëniet seksuale? Ekzistojnë lloje të ndryshme të lubrifikantëve, të bazuar në vaj, të treshëm në ujë dhe krem, kështuqë zgjidhni një që është i përshtatshëm për ju dh të dashurin tuaj.

Ambienti

Për të rritur kënaqësinë seksuale është e rëndësishme të bëni seks në vendin e duhur. Kjo është arsyeja pse ambienti luan një rol të rëndësishëm. Në rast se dhoma juaj është e çrregullt dhe e qelbur, mendoni nëse mund të shijoni seksin aty.

Ndërtoni gjendjen shpirtërore

Imagjinoni të bëni seks në një dhomë ku mund të dëgjoni vazhdimisht zhurmën e njerëzve që flasin në dhomën aty pranë. Tani imagjinoni duke bërë dashuri me partnerin tuaj ndërsa muzika e butë luan në sfond dhe shkëlqimi dhe aroma e qirinjve aromatikë ju bëjnë të mendojnë që jeni në një vend ekzotik. Është e rëndësishme të bëni seks në një humor të qetë.

Puthja

Merreni me ngadalë. Trajtojeni seksin si një ëmbëlsirë që i jep fund një vakti me shtatë kurse. Tani puthja është pjata që shërbehet para kënaqësive të shumëpritura të ëmbëla. Sa më shumë që përfshiheni në puthje, aq më shumë kënaqësi nxirrni nga seksi./GazetaShneta/

Artikulli paraprak11 Përfitimet e habitshme të patateve të ëmbla
Artikulli i rradhës 6 mite që duhet t’i hudhni poshtë rreth fekondimit IVF

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.