Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

7 simptomat e fshehta të kancerit të lëkurës, të cilat duhet t’i dijë çdo femër

Jetë 08/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

p>Shumicën e rasteve – 99 nga 100 raste – kanceri i lëkurës është qartësisht i dukshëm jashtë trupit (edhe pse nuk është gjithmonë aq e lehtë të përcaktosh nëse një nishan, puçërr ose njollë në lëkurë është malinje).

Sigurisht, nëse melanoma ka avancuar, në varësi të vendndodhjes, mund të shkaktojë dhimbje në trup, kokë ose simptoma të tjera në lëkurë. Por, në këtë rast mund të keni një masë tumorale shumë të madhe në lëkurë, që nuk mund t’ju shpëtojë pa e vënë re, transmeton Gazeta Shëndeti.

Qëllimi është të diagnostikohet sëmundja para se të ketë avancuar dhe të bëhet i mundur trajtimi i saj. Kjo arrihet vetëm duke njohur simptomat e para paralajmëruese të melanomës.

Ja cilat janë 7 shenjat që duhet të dini, nëse ju ndodh të jeni pjesë e 1% të të pafatëve.

Gjëndrat poshtë lëkurës

Nuk mund t’i shihni. Por, nëse i ndieni gjëndrat poshtë lëkurës, sidomos në pjesë si ije, sqetull apo qafë, mund të jenë tregues i kancerit të lëkurës që është përhapur në nodujt limfatikë.

Rregulli numër 1: Nëse hasni një gjëndër në çfarëdolloj pjesë të trupit, vizitohuni tek një mjek.

Dhimbje në pjesën abdominale

Përveç nodujve limfatikë, melanoma mund të përhapet edhe në mëlçi. Nëse kjo ndodh, mund të përjetoni dhimbje në pjesën e poshtme të stomakut. Dhimbja mund të shkaktohet edhe për shumë gjendje të tjera shëndetësore, disa edhe jo shumë të rrezikshme (si gurët në tëmth). Prandaj mos u frikësoni po shkoni e bëni një vizitë mjekësore.

Probleme me frymëmarrjen

Sapo melanoma të ketë filluar të përhapet në pjesë të tjera të trupit, mund të përhapet edhe në mushkëri. Nëse shkon në mushkëri, mund të manifestohet me probleme me frymëmarrjen ose kollë të shpeshtë. Nëse po i përjetoni këto simptoma, bëni një vizitë tek mjeku.

Dhimbje të kockave

Përveç nodujve limfatikë, mushkërive dhe mëlçisë, kockat janë vendi tjetër ku mund të përhapet melanoma – edhe nëse nuk shfaqen simptoma në lëkurë. Në këtë rast mund të përjetoni simptoma të ngjashme me artritin, si dhimbje të kyçeve. Nëse nuk mund ta kuptoni përse ju dhëmbin gjymtyrët, kërkoni ndihmën e mjekut.

Shikim të turbullt

Melanoma nis në melanocite, qeliza që prodhojnë pigmentin e gjendur kryesisht në lëkurë. Melanocitet gjenden gjithashtu në sy dhe pjesë të tjera të trupit, kështu në raste të rralla kanceri fillon të përhapet në këto pjesë. Mëse zhvilloni melanomë përreth ose tek këto qeliza në sy, shikimi i turbullt mund të jetë një nga simptomat e para. Mund të shikoni gjithashtu pigmente ose çngjyrosje në risin syrit.

Dhimbje barku

Shtoni melanomën në listën e sëmundjeve që mund të shkaktojnë simptoma të lidhura me zorrën. Kjo e fundit, ashtu si edhe sytë, përmban melanocite dhe kështu, mund të fshehë edhe ajo një melanomë.

Diarreja, kapsllëku, dhimbjet e barkut, të gjitha mund të ndodhin. Kështu konsiderojeni këtë një arsye më shumë përse nuk duhet t’i injoroni problemet me stomakun.

Dhimbje koke

Ashtu si sytë dhe zorra, edhe truri përmban melanocite, kështu mund të ketë një melanomë të fshehtë. Dhimbjet e kokës, dridhjet ose problemet me kujtesën janë të gjitha simptoma të mundshme.

 

Artikulli paraprakKjo foto dëshmon se kopje e kujt është djali i Adelinës (Foto)
Artikulli i rradhës Fëmijët që kanë lindur në këtë muajin Shtator, veçohen me këto gjëra nga tjerët

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.