Egzistojnë disa ushqime të shëndetshme që mund t’i konsumoni pa problem dhe vështirë se mund të fitoni peshë.
Kjo kohë e karantinës ka sjellë shumë të mira nëse vendosni të shikoni anën pozitive shkruan Moms, transmeton GazetaShneta.
Na ka dhënë gjithë kohën për të pastruar shtëpitë tona, për të përfunduar disa projekte që kanë qenë në listën tone, për të kaluar kohë me familjarët tanë.Gjithashtu, kemi pasur kohë edhe të gatuajmë ushqime të llojllojshme.
E rëndësishme është që të fitoni një shprehi që të ushqeheni shëndetshëm dhe falë disa përzgjedhjeve të frutave dhe perimeve që gjenden të listuara, ju mund të përfitoni benefite prej tyre.
1)Boronica
Boronicat ka qenë zakonisht e njohur për vetitë e tyre antioksiduese. Ato janë një nga manaferrat më të njohur, por për fat të keq, për të marrë përfitimet e tyre shëndetësore ju duhet t’i hani ato pa ndonjë ushqim shoqërues.
2)Trangujt
Trangujt janë përzgjedhje e shkëlqyeshme. Ato janë perime që kryesisht përbëhet nga uji, por ato përmbajnë një sasi të shkëlqyeshme të vitaminës A, e cila është e dobishmë për sytë tuaj.
3)Domate
Domatet përmbajnë një karotenoid i cili ndihmon në luftën kundër sëmundjeve kronike. Ato janë gjithashtu plot me vitamina A, C dhe B2.
4)Grejpfrut
Grejpfruti shpesh shpërfillet kur bëhet fjalë për agrumet, por ky është një gabim. Ato ndihmojnë në mënyrë aktive për të humbur peshë.
5)Brokoli
Kjo mund të mos jetë e preferuara e të gjithëve, por brokoli përmban vitamina A, C, E dhe K dhe ka 20% të kërkesës suaj ditore për fibra.
6)Portokall
Portokallët përmbajnë vitaminën C. Kjo mund të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme tani, pasi të gjithë përpiqemi ta mbajmë sistemin tonë imunitar të funksionojë mirë për të larguar çdo sëmundje.
7)Luleshtrydhe
Luleshtrydhet janë të shijshme dhe ushqyese. Jo vetëm që kanë një sasi të jashtëzakonshme të vitaminës C në to, ato janë gjithashtu të shkëlqyera për shëndetin e zemrës./GazetaShneta/