Nga gjërat e parë që duhet të bëni për foshnjën tuaj, vaksinimi kryeson listën. Muajt e parë pas lindjes së fëmijës shënohen me vizita të shpeshta në spital.
Pjesa më e mirë e vaksinave është se shumica e tyre mund të shfrytëzohen me norma të subvencionuara.
BCG: Kjo vaksinë siguron mbrojtje ndaj tuberkulozit, imuniteti që ofron kjo vaksinë është e përkohshme deri në moshën 20 vjecare.
Polio Oral: Ofron mbrojtje kundër paralizës infantile dhe jepet në disa mosha: 2 muaj, 4 muaj, 6-18 muaj dhe 4-6 vjet, transmeton Gazeta Shneta.
DPT: siguron imunitet ndaj difterisë, pertusis, tetanos dhe kollës së keqe, kjo mirret në dy muaj e gjysmë dhe tre muaj e gjysmë.
Vaksina Tetanus përsëritet çdo 10 vjet.
Hepatiti A: kjo vaksinë mbron fëmijën nga kjo sëmundje, preferohet që të jipet ndërmjet 12 dhe 23 muajve.
Hepatiti B: kjo vaksinë jipet në lindje dhe përsëritet në intervale të rregullta.
Rotavirusi: Ka dy lloje të këtyre vaksinave: Rotateq dhe Rotarix, që parandalojnë diarrenë, dhimbjen e stomakut dhe vjelljen.
MMR: kjo vaksinë siguron imunitet ndaj fruthit, shytave dhe rubeolës. Kjo zakonisht jipet kur foshnja është 12-15 muaj.
Këshillë: Mos harroni të konsultoheni me mjekun para se të merrni foshnjën tuaj ta vaksinoni./Gazeta Shneta/