Tragjedia që ka ndodhur mbrëmë në Basel të Zvicrës ka shokuar tërë vendin. Vrasja me thikë e 7 vjeçarit nga Kosova, që ka jetuar atje, është bërë lajm në të gjitha mediat ndërkombëtare. Ai, dyshohet se u ther nga një 75-vjeçare.
Mediat zvicerane kanë publikuar fotografinë e djaloshit 7 vjeçar nga Kosova, që dyshohet se u ther nga një 75-vjeçare para shkollës.
Inicialet e tij janë publikuar nga ‘20min.ch’, I.M. “Nxënësi 7 vjeçar I.M, u vra brutalisht të enjten pasdite afër shkollës së tij”, shkruan 20min.
Gruaja që dyshohet se ka kryer krimin është vetëdorëzuar në polici dhe në prokurorinë e vendit ajo e ka pranuar se ka kryer krimin. Mirëpo, ende nuk dihen arsyet e rastit. /Gazeta Express/