Në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 70 pacientë me coronavirus.
Sipas të dhënave të ShSKUK-së, në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë dy pacientë nën asistim me oksigjeno- terapi ndërsa trajtim gjithashtu janë duke marrë edhe 16 pacientë të tjerë.
Në Klinikën e Pediatrisë janë të shtrirë shtatë pacientë ndërsa në atë të Gjinekologjisë janë tetë pacientë.
Sa i përketë spitaleve rajonale, spitali publik në Gjakovë dhe Pejë kanë më së shumti pacientë. Në atë të Gjakovës janë 13 pacientë ndërsa në Pejë 12 të tillë.
Spitali i Gjilanit është duke trajtuar tetë pacientë, tre ai në Mitrovicë dhe një në Prizren.
Aktualisht në nivel vendi janë mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19. /Gazeta Shneta/




