Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Ferizajt e anulon tenderin për inkubator dhe rishpallë me çmim më të lartë

Lajme 04/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Tenderi për furnizim me Aparat Transport Inkubator për Spitalin Regjional të Ferizajt më saktësishtë në repartin e Gjinekologjisë nuk shkoi ashtu sic ishte planifikuar.

Me kërkesë emergjente spitali pati hapur tenderi për furnizim, me një çmim të parashikuar 9 mijë e 900 euro, por gjashtë ditë më pas tenderi u anulua.

Tenderi ishte shpallur më 20 korrik ndërsa është anuluar më 26 korrik 2022.

Në kontratën e anuluar thuhet se njësia kërkuese në këtë rast Spitalin Regjional në Ferizaj ka bërë një gabim pasi që nuk kanë specifikuar karrocën transportuese ndërsa inkubatori pa karrocë është jo funksional.
Inkubatori është i nevojshëm për repartin e Neonatologjisë. Spitali Regjional në Ferizaj nuk ka repart të vecantë të neonatologjisë mirëpo ofron shërbime neonatologjike në kuadër të repartit të Gjinekologjisë.

UD menaxheri i prokurimit të spitalit, Sami Malsiu, sqaroi se nga reparti i Gjinekologjisë e kanë vendosur fotografin e karrocës mirëpo nuk e kanë shkruar emrin e saj përmes së cilës specifikohet karroca që u nevojitet.

Pas këtij gabimi, Malsiu thotë se kanë qenë të detyruar të anulojnë tenderi dhe të rishpallin më 29 korrik 2022.

“Operatorët Ekonomik kanë kërkuar sqarim për këtë, me një çmim prej mbi 9 mijë euro nuk mund të mbulohet ky aktivitet pasi që karrocën nuk e keni vendosur. Fotografin e karrocës e kemi publikuar por nuk e kemi tregu emrin e karrocës që na duhet. U dasht me anulu (tenderin). Kanë harru me shkru emrin e karrocës që ju duhet (Autoritetit Kontraktues – Reparti i Gjinekologjise) Kur më kanë thirrë operatorët më kanë thënë ne po e shohim që është karrocë por emri nuk është”, bëri të ditur UD menaxheri i prokurimit për Gazetën Shneta.

Ai tutje sqaron se pas kësaj ka shkuar në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Ferizajt dhe u ka treguar se emri i karrocës nuk është shkruar, dhe pastja është anuluar për të ripahur përsëri më 1 gusht.

Në tenderin e rihapur është vendosur emri i karrocës transportuese dhe sipas Malsiut, çmimi i parashikuar i kontratës është rritur.

Në tenderin e parë kontrata ka qenë e parashikuar deri në 9 mijë e 900 euro ndërsa tash, pas vendosjes së emrit të karrocës transportuese, çmimi i kontratës parashikohet të jetë në vlerë deri në 13 mijë e 500 euro.
Tenderi është i hapur deri më nëntë gusht 2022. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak70 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar në ShSKUK
Artikulli i rradhës MSH pagoi mbi 13,500 euro për tre inspektorë shëndetësor në një kongres në Singapor për dixhitalizimin dhe ndryshimet klimatike

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.