Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

70 përqind e pacientëve me Covid të rëndë, kishin dëmtime të mëlçisë, zbulon studimi

Jetë 11/09/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Koronavirusi është i njohur për shkaktimin e dëmtimeve potencialisht serioze në mushkëri, duke nxitur gulçim, vështirësi në frymëmarrje dhe nganjëherë duke çuar në komplikime më serioze, përfshirë embolizma pulmonare dhe pneumoninë.

Sidoqoftë, studimi i ri sugjeron që mushkëritë tuaja nuk janë i vetmi organ që ndikohet negativisht nga virusi – një studim i korrikut 2020 i botuar në revistën Hepatology zbulon se shumë pacientë të koronavirusit të shtruar në spital po përjetojnë gjithashtu dëmtime të mëlçisë përcjell Gazeta Shneta.

Studimi vëzhgoi 1,827 pacientë me raste të konfirmuara të koronavirusit të cilët u pranuan në sistemin shëndetësor Yale-New Haven midis periudhës 14 mars dhe 23 prill.

Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve të shtatëzanisë KLIKO KËTU.

Në kohën e pranimit, shumica e pacientëve paraqitën nivele anormale të katër enzimeve kryesore që mund të tregojnë dëmtim ose sëmundje të mëlçisë:

66.9 përqind kishin nivele më të larta se normalja të aspartat transaminazës (AST), një enzimë e mëlçisë thelbësore për metabolizmin e aminoacideve;

41.2 përqind kishin nivele anormale të alaninës transaminazës (ALT), e cila shndërron proteinat në energji;

13.5 përqind me nivele anormale të fosfatazës alkaline (ALP), e cila ndihmon në prishjen e proteinave dhe

4.3 përqind kishin nivele anormale të bilirubinës totale (TBIL), një nënprodukt natyral i ndarjes së qelizave të kuqe të gjakut.

Për të minimizuar rezultatet e pafavorshme shëndetësore për pacientët e mëlçisë, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë që çdokush me koronavirus të vazhdojë të marrë ilaçe të përshkruara për çështje shëndetësore në lidhje me mëlçinë; vaksinohen për sëmundje që mund të çojnë në komplikime, si gripi dhe hepatiti; të këshillohen për një plan mjekësor me mjekun tuaj; dhe të lë pirjen e duhanit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSimptoma kryesore e koronavirusit, po bëhet më pak e zakonshme tek pacientët me Covid
Artikulli i rradhës Rihapja e shkollave: Ja pse fëmijët janë në një rrezik më të ulët krahasuar me të rriturit nga Covid-19

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.