Instituti Kombëtar ka bërë të ditur se nga 1,651 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 704 raste pozitive me covid-19.
Lajm jo i mirë për vendin tonë, pasi në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë nëntë pacientë, si pasojë e përkeqësimit së gjendjes shëndetësore nga covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç)”
“Numri total i rasteve pozitive është 36.253 raste nga 135.969 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 948 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 391 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 22,137.
Komunat që sot regjistruan raste pozitive janë: Prishtinë 271 raste, Pejë 46 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Gjakovë 34 raste, Ferizaj 31 raste, Gjilan 30 raste, Lipjan 29 raste, Podujevë 28 raste, Prizren 27 raste, Mitrovicë 26 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Malishevë 15 raste, Skenderaj 13 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Klinë 7 raste, Shtime 7 raste, Viti 7 raste, Graçanicë 4 raste, Junik 4 raste, Kamenicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Istog 3 raste dhe Dragash 2 raste.
Aktualisht, vendi ynë po përballen me një rritje të dukshme të numrit të rasteve aktive, e që deri më sot ka arritur në 13,168 ./GazetaShneta/