Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sivjet 170 qytetarë të pickuar nga rriqrat në Malishevë, rreziku rritet gjatë muajve të verës

Lajme 07/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nga fillimi i vitit 2024 e deri më sot në komunën e Malishevës janë regjistruar 170 raste të pickimit nga rriqrat.

Lajmin e ka bërë të ditur për Front Online drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi. Ai njoftoi se nuk ka pacientë të hospitalizuar.

“170 raste kanë qenë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore për pickimin e rriqrave që nga fillimi i vitit nuk ka persona të hospitalizuar”, deklaroi Krasniqi.

Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, në një prononcim për Front Online ka njoftuar se a ka filluar dezisenktimi kundër rriqrave.

Berisha deklaroi se procesi ende s’ka filluar dhe pritët të filloj gjatë muajit maj.

Ai ka bërë të ditur edhe masat që kanë marr.

“Masat i kemi ndërmarr janë hapur procedurat në prokurorim për me përzgjedh operatorin për dezisenktimit, stafi në QKMF është i mobilizuar mbahet evidencë për çdo ditë gjithçka është nën kontroll. Nga gjysma e muajit maj, varësisht nga kushtet atmosferike duhet të fillojmë me dezisenktim”, vlerëson Berisha.

Vetëdijesimi për mbrojtën e pickimit nga rriqrat nuk mungon, thotë Berisha.

“Ata që pickohet ju hiqet rriqni dhe udhëzohen nga mjekët në QKMF si të veprojnë tutje. Në aspektin e vetëdisimit janë shumë mirë të informuar se si duhet të mbrohen”, përfundoi Berisha.

Infektologu Hamdi Ramadani tregon rrezikun nga pickimi i rriqrave

Për pasojat dhe simptomat nga pickimi i rriqrave është prononcuar për Front Online, infektologu Hamdi Ramadani.

Ramadani ka thënë se shfaqja e rriqrave shfaqet gjatë muajve maj, qershor e korrik.

“Paraqitja e kësaj sëmundje është infektive-akute. Ju e dini se këto rriqra shfaqën në ambiente të jashtme dhe shfaqën në temperatura të larta, në muajin maj, qershor dhe korrik. Këto kanë dy karakteristika: edhe pse e thumbon personin në fjalë, ato nuk paraqesin ndonjë rrezik, përveç asaj se e lëndojnë lëkuren, edhe aty personi që është pickuar duhet ta bëjë menjëherë pastrimin e lëkurës dhe kjo bëhet në vende të ekspozuara në duar, këmbë, qafë dhe duhet bërë dezinfektimi i tyre”.

Infektologu Ramadani në detaje ka treguar se çfarë i ndodh trupit kur pickohet nga rriqra.Këto janë simptomat që kërkojnë shërim të menjëhershëm.

“Në kokën e tyre përmbajnë viruse të ndryshme, që në mjekësi quhen Ethe Hemorragjike, ato e bartin virusin në organizmin e tyre dhe kur ato e pickojnë personin, ajo përveç se e lëndon lëkurën, ajo futet thellë në lëkurën e personit dhe bën thithjen e gjakut, dhe ai virus hynë në gjakun e personit dhe ai përhapet në organet tjera dhe në këto quhet edhe rriqra infektuese. Shfaqen simptoma të përgjithshme, si ethe, temperatura, dhe pas disa dite shfaqën edhe simptoma tjera si gjakderdhje nga hunda, nga organet gjenitale, në këto situata duhet të intervenohet shpejtë, sepse sa më shpejt intervenohet, aq më shpejtë është shërimi”.

Me rritjen e temperaturave, është rritur edhe mundësia që rriqrat të jenë bartëse të virusit që shkakton ethe hemorragjike.Prej vitit 2002, nga ethet hemorragjike në Kosovë kanë vdekur 18 persona vetëm në komunën e Malishevës.

Artikulli paraprakStudimi i ri zbulon se suplementet e kreatinës mund të përmirësojnë performancën njohëse
Artikulli i rradhës Pas një mosmarrëveshje, vajza sulmon me thikë babain e saj në Shtime

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.