Për katër ditë, në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kishte 73 lindje.
Sipas raportit të punës të publikuar nga ShSKUK, 18 prej tyre u kryen me operacion.
“Vlen të përmendet se, për të dy gjinitë, numri i foshnjave është i njëjtë: 38 foshnje femra dhe 38 meshkuj”, thuhet në njoftim të ShSKUK-së.
Sipas raportit të punës për tri ditët e fundit të javës së shkuar dhe për të hënën e kësaj jave, 3 lindje u regjistruan me binjakë./Gazeta Shneta




