43 persona, të lënduar në aksidente trafiku, kërkuan ndihmë mjekësore në Klinikën e Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë katër ditëve të fundit.
Kështu ka bërë të ditur ShSKUK përmes një njoftimi për media.
“Trajtim mjekësor kërkuan edhe 715 pacientë tjerë, prej tyre 157 në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent, 97 në Dhomën e Shërbimin Kirurgjik dhe 279 në Dhomën e Shërbimit Internistik”, thuhet tutje në njoftim.
Gjatë kësaj kohe, mes numrit të përgjithshëm të pacientëve, që kanë kërkuar tretman në Klinikën e Emergjente, ishin, po ashtu, 175 raste ortopedike./Gazeta Shneta




