Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se nga 649 mostra të marra nga ShSKUK-ja, janë konfirmuar 77 raste pozitive.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë, ndërkohë që 59 pacientë e kanë mposhtur betejën kundër covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 16.502 raste nga 77.272 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 59 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.519 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Rastet pozitive janë regjistruar në këto komuna: komuna Prishtinë 46 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan dhe Shtime.
Aktualisht, vendi ynë ka 1,333 raste pozitive./GazetaShneta/