Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 649 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 77 raste të reja pozitive.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë viktimë, ndërkohë që 59 pacientë e kanë mposhtur betejën kundër covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Numri total i rasteve pozitive është 16.502 raste nga 77.272 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 59 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.519 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Nga 77 raste pozitive sot, 46 prej tyre janë regjistruar në kryeqytet.Ndërkohë që, gjatë ditës së djeshme, Prishtina shënoi vetëm 17 raste të reja.
Ditët e fundit, në vendin tonë është parë një rritje e numrit të rasteve ditore.IKSHPK-ja si dhe institucionet përgjegjëse vazhdojnë të bëjnë apel tek qytetarët për respektimin e masave mbrojtëse në mënyrë që të parandalohet transmetimi i virusit.
Aktualisht, Kosova ka 1,333 raste aktive./GazetaShneta/