Shkolla është shumë më e vështirë se çdo mjedis pune për shumë fëmijë autik.Ajo rrallë herë mund të jetë e përshtatshmë për ata.
Fëmijët autikë shpenzojnë një sasi të madhe të kohës për të mësuar se si të përballojnë një mjedis që nuk është në përputhje më aftësitë dhe sfidat e tyre, shkruan Verywellhealth, transmeton GazetaShneta.
Këto janë 8 arsyjet se çfarë e bëjnë më të vështirë të mësuarit në shkolla për fëmijët me spektrin e autizmit:
- Vështirësitë sensore
Fëmijët me autizëm që kanë mbindjeshmëri ndaj zhurmave, dritave, dhe stimujve të tjerë ndjesore rritin ankthin në klasa ku ka shumë zhurma, drita, bërtitje fëmijësh dhe përjetimë te tjera që ka normalisht dita në shkollë.
- Vështirësi në lexim apo në gjuhë të kuptuar
Testimet e zakonshmë apo mësimet në shkollat e përgjithshme presin që fëmijët të kenë një ritëm të mirë dhe të shpejtë në gjuhën e folur dhe të shkruar. Pasi fëmijët arrijnë moshën 7 vjeçarë, ndihmat vizuale dhe udhëzimet praktikë reduktohen për t’ia lënë vendin shprehjeve gjuhësorë të zhvilluara. Në këtë fazë fëmijët me autizëm janë të disavantazhuar sepse gjuha e shprehur dhe gjuha e kuptuar janë një vështirësi e madhë për ta.
- Vështirësitë e funksionimit ekzekutiv
Funksionimi ekzekutiv ka të bëjë më aftësinë për të planifikuar dhe për të realizuar detyra me shumë hapa duke zbatuar saktë parametrat si për shëmbull detyrat e shtëpisë apo organizime për festa etj. Funksionimi ekzekutiv është një sfidë e madhe pothuajse për të gjithë fëmijët me autizëm.
- Vështirësitë e motorikës fine dhe globale
Aftësitë motore janë te nevojshme për të shkruar, vizatuar, prerë, ngjitur, për të kërcyër, vrapuar etj. Vështirësitë në këtë fushë zhvillimi që vërehen tek pothuajse të gjithë fëmijët më autizëm e bëjnë të vështirë pjesëmarrjën në klasë, oborr të shkollës, palestër etj.
- Vështirësi të komunikimit social
Të gjithë individët më autizëm kanë vështirësi me komunikimin social. Edhe tek fëmijët më autizëm me aftësi shumë të mira gjuhësorë vërehen vështirësi të mëdha në të menduarin social. Për këtë arsyje fëmijët më autizëm kanë vështirësi të dallojnë humorin nga tallja dhe të vendosin mënyrën e përshtatshmë për tu shprehur në ambiente të ndryshmë të shkollës.
- Vështirësi më ndryshimin e rutinave dhe orareve
Fëmijët me autizëm nuk ndryshojnë rutinat e tyre, por pavarësisht struktutimit është e vështirë që një shkollë të zbatojë të njëjtën rutinë cdo ditë të vitit. Për këtë arsyë fëmijët me autizëm nuk marrin pjesë në eksperiencat e reja të klasës dhe detyrohen të shkëputën nga të tjerët.
- Vështirësi me ndryshimin e rregullave dhe pritshmërive
Çdo vit nxënësit përballën më ndryshime të shumta; ndryshime orarësh, ndryshime mësuesish, ndryshime veshjesh, ndryshim fjalori nga bashkëmoshatarët. Fëmijët më autizëm kanë vështirësi të mëdha në perceptimin e këtyre ndryshimeve dhe implementimin e këtyre ndryshimeve.
- Mungesa e tolerancës ndaj sjelljeve dhe interesave të fëmijëvë me autizëm
Disa mësuës e kuptojnë që fëmijët me autizëm sillën dhe mësojnë ndryshë nga fëmijët e tjerë, por në shumicën e rasteve mësuesit shqëtesohen nga sjelljët e tyre stereotipikë dhe të paparashikueshme pasi kjo prek mbarëvajtjen e gjithë klasës. Nga ana tjetër, shkollat në ditët e sotmë nuk janë planifikuar për të qenë të disponueshmë universalisht. Ato janë planifikuar për atë grup nxënësish që i kanë aftësitë e sipërpërmëndura. Për nxënësit me nevoja të veçanta, duhen ambiente dhe kurrikula që t’i përgjigjen aftesivë të tyre. /GazetaShneta/