Nënat janë të mahnitshme dhe janë një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën tonë. Ne shkojmë tek nëna jonë sa herë jemi lënduar apo sa herë kemi problem. Por sido që të jetë, nuk është shumë e pëlqyeshme kur kemi një burrë që është “djalë mamaje”.
Kjo nuk do të thotë që ju duhet të përpiqeni të krijoni një barrierë midis burrit tuaj dhe nënës së tij. Por, është e rëndësishme ta bëjë atë të kuptojë se ka disa kufij të rinj që duhet të vendosen sapo të martohet.
Ka 8 gjëra të thjeshta që do t’i bëjnë gjërat shumë më të lehta për ju:
1) Nxiteni atë që të marrë vetë vendimet e tij. Nëse ai konsultohet gjithnjë për të marrë vendime me nënën, nuk ka asnjë problem për sa kohë kjo është një çështje që ka lidhje me gjërat familjare. Por nëse duhet të vendosni se ku duhet ta kaloni muajin e mjaltit, për këtë sigurisht që nuk duhet pyetur vjehrra. Në vend që t’i thoni atij të mos flasë me nënën e tij për një gjë të veçantë, nxiteni që të marrë vendimet në bazë të dëshirave të tij.
2) Mbroni çështjet tuaja personale. Ndonjëherë, pa marrë parasysh atë që bëni, burri juaj mund të diskutojë gjëra të caktuara me nënën e tij, që ju nuk dëshironi që ai t’i diskutojë. Tregojini atij se nuk është në rregull të diskutojë gjërat që duhet të qëndrojnë midis një burri dhe një gruaje, me nënën e tij. Bisedoni me atë për kufijtë që ju duhet të vendosni si një çift i martuar. Mos harroni se nëse do të vendosni rregulla të tilla për prindërit e tij, duhet t’i ndiqni edhe kur bëhet fjalë për prindërit tuaj.
3) Krijoni pak distancë me vjehrrën tuaj. Kjo në mënyrë që të dy të mësoheni me jetën si të martuar. Mundohuni të krijoni kujtime të mrekullueshme me njëri-tjetrin, të argëtoheni, të të flisni për ëndrrat tuaja dhe, më e rëndësishmja, ta bëni atë të ndiejë se sa e veçantë është lidhja juaj. Udhëtimet familjare janë me siguri zbavitëse dhe ju duhet të shkoni në pushime me prindërit e tij apo dhe me prindërit tuaj. Sidoqoftë, ata duhet të respektojnë hapësirën tuaj personale.
4) Lidhuni me vjehrrën tuaj. Vjehrrat nuk janë aq të këqija sa ato që shikoni në TV. Mundohuni të bëni disa përpjekje të vetëdijshme për t’u lidhur me vjehrrën tuaj. Kaloni kohë me të në kuzhinë dhe dilni jashtë për të bërë pazar! Nëse kaloni kohë relaksuese me vjehrrën tuaj do të ishte shumë mirë. Kur lidheni me vjehrrën, ajo do të ndjejë se ajo ka një vajzë të re dhe nuk do të ndihet e pasigurt.
5) Aktivizohuni në aktivitetet shtëpiake. Përfshihuni në mënyrë aktive në aktivitetet shtëpiake dhe përpiquni t’i shprehni opinionet tuaja. Ju mund të keni hyrë në familje më vonë se pjesa tjetër e anëtarëve, por tani edhe ju jeni aq të rëndësishëm sa ata.
6) Mos jini tepër tolerante. Nëse nuk mendoni se diçka nuk është e drejtë dhe keni arsyet për këtë, thuajini pjesës tjetër të familjes. Mos toleroni në heshtje kur ju detyrojnë për diçka ose kur burri juaj po bën diçka pa u këshilluar me ju.
7) Përfshini prindërit tuaj aq sa edhe të tijët. Është e vërtetë që jeni martuar dhe tani jetoni me familjen e burrit tuaj. Është e qartë se po shpenzoni më shumë kohë në shtëpinë e tij dhe më shumë me prindërit e tij sesa tuajit. Por sigurohuni që ta takoni familjen tuaj me bashkëshortin tuaj. Jepini atij një shans për t’u lidhur me prindërit tuaj dhe le ta shohë se si ju nuk diskutoni çështjet tuaja personale me ta edhe pse i doni shumë.
8) Mundohuni të mos zgjidhni gjithçka me luftë. Nëse nuk ju pëlqen diçka, reagoni por jo në mënyrë të vrazhdë. Tregohuni të pjekur kur merrni vendime që kanë të bëjnë me burrin dhe familjen e tij pasi këto gjëra janë shumë të ndjeshme. Nëse ju provoni të zgjidhni gjithçka me luftë dhe përfshiheni shumë emocionalisht brenda një çështje, nuk do të zgjidhni gjë.


