8 vetitë shëruese të çajit xhenxhefil

2017-03-17 në ora 13:54

Asgjë nuk e mund një grip gjatë dimrit si një gotë me çaj të nxehtë të xhenxhefilit. Me sasinë e lartë të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve tjera, rrënjët e xhenxhefilit janë shumë të mira për shëndetin.

Posa e përgatisni si çaj ju mund t’i shtoni mint, mjaltë apo limon që të zbusni shijen e xhenxhefilit. Ja arsyet përse duhet të pini këtë çaj, transmeton Gazeta Shneta.

Zbut ndjenjën e trullosjes

Dukë pirë një gotë me çaj xhenxhefili para udhëtimit ju do të parandaloni trullosjen dhe vjelljen që përcillen nga rrugët e gjata. Mund të pini një gotë çaj edhe në momentin kur e vëreni se po ju shfaqen këto simptoma.

Rregullon sistemin digjestiv

I mirë në rregullimin e tretjes dhe absorbimin e ushqimit, çaji i xhenxhefilit mund të zbus fryrjet pasi që keni ngrënë sasi të mëdha të ushqimit.

Redukton inflamacionet

Xhenxhefili përmban veti anti-inflamacion që e bëjnë ideal për kurë shtëpie kur keni probleme me muskujt ose nyje. Përpos tjerash mund t’i lagni pjesët me inflamacion me këtë caj.

Lufton problemet e fry marrjes

Çaji i xhenxhefilit ndihmon lehtësimin e nxënies kur jeni më grip. Provoni të pini një gotë më caj xhenxhefili për simptomat e traktit respirator kur keni probleme me alergji nga pluhurit apo bimët.

E rregullon qarkullimin e gjakut

Vitaminat, mineralet dhe amino acidet ne çajin e xhenxhefilit e ndihmojnë përmirësimin e qarkullimit të gjakut që mund të ulet nga problemet kardiovaskulare. Xhenxhefili preventon koagulat që të mblidhen në arterie dhe parandalon sulmet në zemër.

Zbut dhimbjet menstruale

Kjo është për të gjitha ato gra e vajza që vuajnë nga dhimbjet menstruale. Provoni dhe lagni një peshqir në çaj të nxehtë të xhenxhefilit dhe vendoseni në pjesën e poshtme të abdomenit. Ndihmon në zbutjen e dhimbjeve dhe relakson muskujt. Në të njëjtën kohë pini një gotë çaj me xhenxhefil dhe mjaltë.

Forcon imunitetin

Çaji i xhenxhefilit ndihmon në forcimin e imunitetit ngase ka nivel të lartë të antioksidantëve.

Relaksim nga stresi

Çaji i xhenxhefilit ka veti qetësuese dhe ndihmon të lironi stresin. Kjo thuhet të jetë nga kombinimi i aromës se fortë dhe vetive shëruese të xhenxhefilit. /Gazeta Shneta/