Disa mjek po përpiqen të përdorin ventialtorët më rrallë pasi disa zona kanë raportuar shkallë të lartë të vdekjes midis pacientëve me koronavirus që ishin në ta, raporton Associated Press.
Ventilatorët, makineritë e përdorura për të sjellë oksigjen në mushkëritë e një personi, zakonisht përdoren vetëm për pacientët e prekur më keq nga sëmundjet e frymëmarrjes, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët kanë thënë se rreth 40% deri 50% e pacientëve me probleme të rënda të frymëmarrjes vdesin ndërsa jnë në ventilatorë.
Zyrtarët në New York kanë thënë se të paktën 80% e pacientëve me koronavirus të cilët ishin vendosur në ventilatorë atje përfundimisht vdiqën.
Raste të njejta kanë raportuar edhe shtetet e tjera si Mbretëria e Bashkuar dhe Kina.
Vendosja e një personi në ventilator është një hap ekstrem të cilët pastaj kanë shansin më të madh për të vdekur nga dështimi i frymëmarrjes.
Shkalla më e lartë e vdekjeve mund të jetë rezultat i kësaj si dhe fakti që deri më tani nuk ka asnjë ilaç të aprovuar për të luftuar koronavirusin.
Ventilatorët mund të dëmtojnë më tej pacientët me koronavirus thonë disa mjekë. Disa mjekë janë gjithashtu të shqetësuar se ventilatorët mund të dëmtojnë më tej pacientët pasi trajtimi është i vështirë në mushkëri.
Gjithashtu, ekspertët thonë se ventilatorët mund të dëmtojnë në të vërtetë mushkëritë e një pacienti. /GazetaShneta/