Nga raporti i fundit i publikuar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShKUK) është bërë e ditur se në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë të hospitalizuar 858 pacientë me Covid.
Prej tyre, 776 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me Covid, 664 me oksigjeno-erapi dhe 32 në gjendje të rëndë shëndetësore shkruan Gazeta Shneta.
Vetëm në QKUK janë të hospitalizuar 304 pacientë, 276 prej tyre janë pozitiv me Covid dhe 249 me oksigjeno-terapi.
“- Klinika Infektive, 120 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 42 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 19 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 93 pacientë
-Klinika Infektive 3 (Interno), 21 pacientë “, thuhet në njoftim.
Ndërsa, në spitalet e përgjithshme po trajtohen 554 pacientë, prej tyre 500 pozitiv me Covid dhe 415 me oksigjeno-terapi.
“- Spitali i Prizrenit, 107 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 110 pacientë
– Spitali i Pejës, 138 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 105 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 41 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 65 pacientë”./GazetaShneta/