Ndërsa varianti Delta dominon vendet në të gjithë globin, ne po mësojmë gjithnjë e më shumë se si kjo përsëritje e COVID-it është ndryshe nga çdo gjë që kemi parë qysh në fillim.
Sipas hulumtimeve të fundit, varianti Delta nuk është vetëm gati dy herë më ngjitës se variantet e mëparshme, por gjithashtu mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë tek të infektuarit, shkruan burimi amerikan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Fatmirësisht, ka mënyra për të mbrojtur veten nga ky variant shumë infektiv dhe tani dominues – përfshirë një metodë të bazuar në hulumtime të reja që është gjetur të jetë deri në 60 përqind efektive.
Hulumtuesit nga Kolegji Imperial në Londër sapo lëshuan gjetjet më të fundit nga hulumtimi i tyre i vazhdueshëm.
Studimi i ri i cili u botua si një parashkrim fillimisht më 4 gusht, shikoi rastet e COVID-it gjatë një periudhe në të cilën varianti Delta kishte marrë plotësisht mbi vete – infeksionet, duke zëvendësuar variantin më parë dominues Alfa. Hulumtuesit kishin marr mostra të testimit përmes PCR të më shumë se 98,000 njerëzve.
Sipas studimit, pjesëmarrësit që kishin marrë të dy dozat e një vaksine COVID kishin rreth 50 deri në 60 përqind më pak të ngjarë të infektoheshin me variantin Delta në krahasim me njerëzit e pavaksinuar.
Si për infeksionet simptomatike ashtu edhe për ato asimptomatike, vaksinimi i dyfishtë rezultoi në një shans 50 përqind më të ulët të testimit pozitiv me variantin.
Studiuesit për këtë hulumtim, gjithashtu zbuluan se njerëzit e vaksinuar me dy doza kishin më pak të ngjarë të rezultonin pozitivë pasi u ekspozuan ndaj virusit në krahasim me njerëzit e pavaksinuar.
“Rezultatet e sotme janë një kujtesë e fortë e rëndësisë së vaksinimit kundër COVID-19, me ata që nuk janë të vaksinuar – tre herë më shumë të rrezikuar të dalin pozitivë në këtë raund sesa ata që janë plotësisht të vaksinuar”, tha Kelly Beaver, bashkëpuntore e punës hulumtuese. /Gazeta Shneta/