Në Klinikat dhe Spitalet Rajonale në Kosovë janë duke u trajtuar 88 pacientë me COVID-19.
Sipas të dhënave të fundit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës nga një pacient është duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv Qendror dhe në Mjekimin Intensiv në Klinikën Infektive.
Në infektive poashtu janë duke u trajtuar edhe 27 pacientë të tjerë të infektuar me coronavirus.
Në Klinikën e Noenatologjisë janë dy foshnje të cilat po marrin terapi, në Gjinekologji janë gjashtë paciente ndërsa në Pediatri janë shtatë pacientë.
Sa i përketë spitaleve rajonale, ai në Gjakovë ka më së shumti pacientë, 15 të tillë. Ndërsa në Spitalin e Pejës tetë pacientë, në atë të Prizrenint dhe të Gjilanit janë pesë pacientë si dhe një pacient në Spitalin Rajonal të ëMitrovicës së Jugut.
Aktualisht në ninvel vendi janë mbi 8 mijë raste aktive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi janë shënuar mbi 1 mijë raste pozitive me COVID-19. /Gazeta Shneta/