Nga të dhënat e raportuara përgjatë ditës së sotme, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 880 pacientë me Covid-19.
Sipas njoftimit, 729 pacientë janë të konfirmuar pozitive me Covid-19, 151 pacientë janë të dyshuar, 33 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe 679 pacientë janë nën asistim të oksigjeno-terapisë shkruan GazetaShneta.
Më poshtë, gjeni të dhënat e numrit të pacientëve të hospitalizuar në QKUK dhe Spitalet e Përgjithshme:
Në QKUK janë të shtrirë 357 pacientë
13 në gjendje të rënduar
294 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
298 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 117 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 89 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 30 pacientë
Klinika e Pulmologjisë 89 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 9 paciente
Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 523 pacientë
20 në gjendje të rënduar shëndetësore
435 të konfirmuar pozitivë
381 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 126 pacientë
Spitali i Gjakovës, 90 pacientë
Spitali i Pejës, 74 pacientë
Spitali i Gjilanit, 118 pacientë
Spitali i Ferizajt, 60 pacientë
Spitali i Mitrovicës,34 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë