Rastet e hospitalizimeve në klinika dhe spitale rajonale janë shtuar ditëve të fundit për shkak të infektimeve nga coronavirusi.
Në raportin e fundit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës thuhet se në klinika dhe në spitale rajonal janë duke u trajtuar 89 pacientë me coronavirus.
Në Mjekimin Intensiv Qendror janë duke u trajtuar tre pacientë, në Infektivë janë duke u trajtuar 27 pacientë me COVID-19, në atë të Pediatrisë pesë pacientë si dhe dy foshnje në Neonatologji.
Sa i përketë spitaleve rajonale, në atë të Pejës dhe Gjilanit janë duke u trajtuar nga 14 pacientë, 11 në atë të Gjakovës si dhe dy në atë të Mitrovicës.
Aktualisht në nivel vendi janë mbi 10 mijë raste aktive me COVID-19. /Gazeta Shneta/