Deputeti nga radhët e Listës Guxo Haxhi Avdyli i ka dal në mbrojtje drejtorit të SHSKUK-së Valbon Krasniqi.
Avdyli ka thënë se nuk e kupton arsyen pse po tentohet të shkarkohet Krasniqi, pasi sipas tij ai është një ekspert dhe ka menaxhuar mirë me pandeminë, transmeton Gazeta Shneta.
“Unë nuk e kuptoj arsyen pse po duan ta shkarkojnë Valbonin. Ne e kemi përcjellë menaxhimin e pandemisë. Kosova është krenuar me menaxhimin. Valboni ka qenë një kuadër nga LDK-ja, nuk e di tani a është i angazhuar. Kemi punuar bashkë në LDK dhe është një ekspert shumë i mirë”, ka deklaruar Avdyli në RTK.
Tutje ai ka thënë se shkarkimi po synohet të bëhet në bazë të raportit të auditimit, e që sipas tij për këtë raport ka përgjegjësi edhe Bordi Drejtues. Avdyli thotë se duhet të shkarkohet edhe Bordi.
“Unë nuk e kuptoj pse duhet të shkarkohet me një raport të auditimit i cili ka gjetur shkelje dhe ky raport është pranuar si i mirëqenë nga Bordi dhe tani me të njëjtin po duan ta shkarkojnë Valbonin. Raporti e bën përgjegjës sa Bordin edhe Valbonin. Nëse duhet të shkarkohet dikush atëherë të shkarkohet Bordi dhe Valboni”, ka deklaruar Avdyli. /Gazeta Shneta/




