Në spitalet e përgjithshme dhe klinikat e QKUK-së janë duke marr trajtim 90 pacientë me Covid.Prej tyre, 44 janë pozitiv me Covid, 53 me oksigjeno-terapi, dhe dy në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në QKUK janë të hospitalizuar 82 pacientë; 37 janë të konfirmuar pozitiv me Covid, 50 me oksigjeno-terapi dhe dy në gjendje të rëndë shëndetësore shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, në Klinikën Infektive ndodhen 37 pacientë, kurse në Klinikën e Pulmologjisë janë 45 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë tetë pacientë, prej tyre shtatë të konfirmuar pozitiv dhe tre me oksigjeno-terapi.
“Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Gjilanit, 5 pacientë”, thuhet në njoftim./GazetaShneta/