Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Franca dhe Greqia mbështesin vendimin e Italisë, vaksinat anti covid janë të obligueshme për punonjësit shëndetësorë

Lajme 18/07/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndërkohë që, Evropa është duke luftuar me rritjen e rasteve pozitive si rezultat i përhapjes së variantit Delta, disa prej vendeve tashmë kanë bërë vaksinimin e obliguar për punonjësit shëndetësorë.

Franca dhe Greqia janë dy nga vendet që e përkrahën vendimin e Italisë shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.

Në këto shtete, vaksinimi për punonjësit shëndetësorë do të jetë obligativ.

Në anën tjetër, edhe qeveria e Britanisë së Madhe pritet të ndërmarrë masa të tilla për personelin shëndetësorë që nga muaji tetor i këtij viti.

Mirëpo, jo të gjithë punonjësit shëndetësorë janë të kënaqur me këtë vendim.Në Itali, si rezultat i këtij vendimi janë ngritur edhe padi ndërsa, në Britani është ngritur një peticion kundër vendimit të planifikuar nga qeveria.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka njoftuar se punonjësit shëndetësorë, në të gjitha kategoritë, duhet të vaksinohen deri më 15 shtator.

Pas këtij njoftimi, Ministri i Shëndetësisë në Francë, Olivier Véran, shtoi se punonjësit e pavaksinuar do t’u mohohet e drejta për vazhdim të punës.

Ndërkohë, vendimin e njejtë ka ndërmarrë edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili ka njoftuar se punonjësit të cilët refuzojnë vaksinën do të pezullohen nga puna duke filluar nga data 16 gusht të këtij viti.

Sipas tij, vaksinat do të jenë të detyrueshme për të gjithë punonjësit shëndetësorë, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat./GazetaShneta/

Artikulli paraprak90 pacientë me Covid po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme
Artikulli i rradhës Plus shtatë raste pozitive me Covid-19 dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.