Një variant i ri i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut ka vënë në gatishmëri të lartë zyrtarët shëndetësorë në mbarë botën.
Ky variant i raportuar në më shumë se 20 vende deri më tani, Omicron ka shkaktuar një rritje në Afrikën e Jugut në një periudhë të shkurtër kohore, duke rritur rastet e reja të COVID në vend nga rreth 300 në ditë në mes të nëntorit në rreth 3,000 çdo ditë, raporton e përditshmja amerikane New York Times.
Për momentin, ekspertët e virologjisë, paralajmërojnë se të dhënat për këtë variant janë ende shumë të kufizuara.
Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë rreth çështjes së COVID, Dr. Anthony Fauci, tha se do të duhen rreth dy deri në katër javë për të mbledhur më shumë informacion mbi transmetueshmërinë dhe ashpërsinë e variantit Omicron përcjell Gazeta Shneta.
Tani për tani, ne mund të shikojmë vetëm të dhëna anekdotike se si ky variant po ndikon te njerëzit që po infekton.
Gjatë një interviste të 1 dhjetorit për burimin CNN, Mvuyisi Mzukëa, nënkryetari i Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut, tha se ashtu si variantet e tjera të virusit, Omicron ka një ndikim të rëndë te individët e pavaksinuar.
“Ajo që ne kemi vërejtur është se njerëzit që janë shtruar në spital janë kryesisht të pavaksinuar, rreth 90 përqind e tyre janë të pavaksinuar,” tha Dr. Mzukwa për CNN. /Gazeta Shneta/