Pak qaste më parë, Instituti Kombëtar ka njoftuar se janë konfirmuar 92 raste të reja me covid-19.
Në 24 orët e fundit, 115 pacientë e kanë mposhtur virusin, kurse 7 pacientë kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit shkruan GazetaShneta.
Ndërkohë, nga 92 raste të reja sot, këto janë komunat me raste pozitive: komuna Prishtinë 39 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti.
Aktualisht, vendi ynë ka ka 14,119 të infektuar, 563 viktima dhe 10,456 të shëruar./GazetaShneta/