Më shumë se 99% e vdekjeve nga koronavirusi në Itali ishin njerëz që vuanin nga gjendjet e mëparshme mjekësore, sipas një studimi të autoritetit shëndetësor të Italisë.
Pasi vdekjet nga virusi arritën në më shumë se 2.500 me një rritje prej 150% në javën e kaluar, autoritetet shëndetësore kanë qenë duke luftuar për të siguruar të dhëna për luftimin e përhapjes së sëmundjes, transmeton Gazeta Shneta.
Qeveria e Kryesministrit Giuseppe Conte po vlerëson se do të zgjasë një bllokim edhe gjatë prillit, raportoi La Stampa. Italia ka më shumë se 31. 500 raste të konfirmuara të sëmundjes.
Studimi i ri mund të sigurojë një pasqyre se përse shkalla e vdekjes së Italisë, me rreth 8% të totalit të të infektuarve është më e lartë se në vendet e tjera.
Instituri me qendër në Romë ka ekzaminuar të dhënat mjekësore të rreth 18% viktimave të koronavirusit të vendit, duke zbuluar se vetëm tre viktima ose 0.8% e totalit, nuk kishin patologji të mëparshme.
Pothuajse gjysma e viktimave vuanin nga të paktën tre sëmundje paraprake dhe rreth një e katërta kishin një ose dy kushte të mëparshme.
Më shumë se 75% kishin tension të lartë, rreth 35% kishin diabet dhe një e treta vuanin nga sëmundje të zemrës. /GazetaShneta/