Ministri i Shëndetësisë, njëherëshit edhe nënkryetari i partisë së PDK-së, Uran Ismaili në emisionin “Përballje” ka thënë se temës së demarkacionit po i jipet më shumë prioritet se sa asaj të shëndetësisë.
“Unë si ministër i Shëndetësisë kam dëshirë që shëndetësia të debatohej aq shumë sa debatohet Demarkacioni. Kjo temë është duke e zënë Kosovën peng, është bërë një barrë për të gjithë e cila duhet të largohet”, ka thënë Ismaili.
Para se qeveria Haradinaj të hynte në pushtet, në njërin nga emisionet televizive Ismaili akuzonte partinë e LDK-së për zvarritje të zgjidhjes së problemit.
Madje, ai veprimin zvarritës në lidhje me demarkacionin e quante si “mungesë e vullnetit të partisë për vendime të mëdha.”
Ai përgjatë emisionit, ka shprehur edhe shqetësime për vizat.
“Jemi duke e bërë peng rininë tonë, kemi një problem shtetëror që e kemi bërë problem politik. Ne duhet ti japim zgjidhje çfarë e meritojnë qytetarët e Kosovës e jo ta kthejmë sërish në pozicion politik këtë çështje”, u shpreh Ministri Ismaili./Telegrafi/