Nëna qumështin e vet mund ta ruaj edhe deri në tri ditë, sipas studimeve të reja.
Qumështin tuaj mund ta ruani dhe ta shfrytëzoni kur t’ju nevojitet. Ruajtja fillon që nga nxjerrja e qumështit – me dorë apo me pompë (të dorës apo elektrike).
Qumështi i nënës duhet të ruhet në enë sterile dhe të mbyllur në temperaturën prej 18 deri në 20 gradë për 24 orë. Nëse vihet në frigorifer, mund të qëndrojë në temperaturën prej rreth 4-5 shkallësh deri në 72 orë.
Për çdo rast, qumështi i nënës mund të shfrytëzohet vetëm nëse është ruajtur në mënyrë të drejtë, përkatësisht nëse është ngrirë. Qumështi i ftohtë ngrohet në ujë të ngrohtë apo në ngrohës derisa të arrihet temperatura e përshtatshme për ta ushqyer beben./Gazeta Blic/