Qeveria e Kosovës ka ndarë 30 mijë euro për shërim jashtë vendit për ish-kryeministrin në ekzil, Bujar Bukoshi.
Vendimi për mbulimin e shpenzimeve të Bukoshit është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo nuk është hera e parë që Qeveria ndan mjete për shërimin e politikanëve.
Më herët edhe Qeveria në krye me Isa Mustafën kishte mbuluar shpenzimet prej 34 mijë eurove, për shërimin e deputetit Bardhyl Meta.
Ndërkohë pacientët përballen me pritje të gjata për financim nga Ministria e Shëndetësisë për shërim jashtë vendit.
Qindra milionë euro shpenzohen nga qytetarët por edhe nga shteti për shërim jashtë Kosovës, në mungesë të zgjidhjeve në sistemin publik shëndetësorë. /Gazeta Shneta/




