Mjekët internist e kardiologë nga Kosova kanë marrë rrugë për ta përfaqësuar Kosovën në organizimin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë ‘EuroEcho Imaging 2017’.
Në listën e ‘shkuarjes’ janë edhe disa prej mjekëve të akuzuar në rastin e njohur si ‘Rasti i Stentave’, shkruan Gazeta Shneta.
Ndër pjesëmarrësit është edhe ish-drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, Gani Bajraktari, i cili akuzohet nga Prokuroria për marrje ryshfeti në vlerën mbi 20 mijë euro.
Ata u prezantuan në këtë takim me disa punime, ndërsa veçohet se në këtë udhëtim morën pjesë edhe disa specializantë.
Në këtë organizim të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë prezantohet punime dhe teknologji të fundit nga fusha e ekokardiografisë.
Ndryshe, ‘Rasti Stenta’ akuzon mjekët që në këmbim të të hollave kanë referuar pacientë për stentime në spitale private. /Gazeta Shneta/