Mentori është një mashkull 62-vjeçar. Ai vjen nga qyteti i Pejës, cili tash e 21 vjet jeton me virusin HIV/AIDS, të kontraktuar nga një operacion.
Në vitin 1995, ai e kuptoi se ishte prekur nga ky virus. Atë kohë, ai e kujton kur i ishin paraqitur telashet me shëndetin dhe rënien e imunitetit.
Për Radion Evropa e Lirë, Mentori tregon se si ishte infektuar me këtë virus
“Jam operuar në një spital në Spanjë, ku edhe kam qëndruar për tre muaj. Dyshohet se aty edhe e kam marrë këtë virus pasi që në vitin 1995 nuk e kanë testuar gjakun, të cilin unë e kam marrë të infektuar. Unë kam dy fëmijë dhe asnjëri nuk janë të infektuar, pasi që para se të infektohem i kam pasur fëmijët”, tregon Mentori.
“Të jetosh me HIV në Kosovë, është shumë e vështirë. Këtu HIV- in e konsiderojnë sikurse ebolën, apo hepatitin C e që këto të dyja të sjellin vdekjen menjëherë. HIV/AIDS-i nuk është ashtu. Kohëve të fundit kanë nisur pak të vetëdijesohen”.
Ndryshe, në Kosovë që nga viti 1986, kur ishte identifikuar rasti i parë, sipas shënimeve të Klinikës infektive, me virusin HIV/AIDS, janë prekur rreth 160 persona.
Prej tyre janë 30 persona të prekur nga ky virus, të cilët marrin terapi në Klinikën Infektive.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë.