Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Alarm për përmbajtjen toksike të kremrave për foshnje, lista e zezë me 7 firma të famshme

Jetë 18/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kemi dëgjuar shpesh nënat tona që na thonë lyeni bebat me të verdhë veze, me mjaltë apo me vaj ulliri, por ne na vjen për të qeshur dhe vrapojmë të blejmë kremërat e vajërat më të shtrenjtë. Por, me sa duket gjyshet dhe mamatë tonë nuk e kanë gabim, duke pasur parasysh studimet që tregojnë se produktet bio janë gjithmonë të besueshme, ndërkohë që kremërat kanë përmbajtje tokstike, konservues, etj,etj.

Mediat italiane kanë publikuar të dhëna se shumica e kremërave të fëmijëve dhe ato të firmave të njohura kanë përmbajtje tokstike dhe janë të dëmshme për lëkurën e tyre. Shumë kremëra anti-skuqje për bebet përmbajnë një konservant që quhet, phenoxyethanolo, i cili ka efekte toksike për riprodhimin dhe zhvillimin e tyre.

Këto kremra kozmetike të dedikuara për bebe shum të vogla duhet të jenë të sigurta dhe aq më tepër se përdoren në një zonë tejet delikate të trupit të foshnjave, p.sh pranë organeve gjenitale të fëmijëve.

Nëntorin e kaluar, Agjencia Kombëtare Franceze për Sigurinë e Produkteve të Mjekësisë dhe Shëndetit (Ansm), ka kërkuar që të mos përdorin phenoxyethanolo në produktet që janë aplikuar në zonat intime të bebeve dhe të reduktohet përqendrimi i saj nga 1% deri ne 0.4%, në të gjitha kozmetikat e tjera.

Phenoxyethanolo është një ruajtës i përdorur gjerësisht në kozmetikë, por për një kohë të gjatë është parë si i dëmshëm për efektet e saj të mundshme toksike për riprodhimin dhe zhvillimin. Dyshimet duken më të arsyeshme, ngase ANSM nxori rekomandimin që të mos përdoret përbërësi në kozmetikat e destinuara për fëmijët nën 3 vjeç.

Duke pritur që autoritetet evropiane të vazhdojnë punën e tyre për një rivlerësim të rrezikut si masë paraprake duhet të shmangim, në parim, markat që përdorin këtë ruajtës.

Revista javore “Il Salvagente” ka publikuar rezultatin e një testimi të gjerë që u përqendrua në produktet për bebe dhe 6 nga 15 kremëra kishin prani të  produktit “famëkeq”:

Kjo është lista e firmave që u nxorr nga studimi:

FISSAN Baby – Protezione e Natura

BABYGELLA – Pasta protettiva

AVÈNE Pediatril – Crema per il cambio

CHICCO – Pasta lenitiva

DERMOGELLA bébé – Baby Paste

FISSAN Baby – Pasta Alta Protezione

Rezultati tregon edhe kremërat në të cilat mungon përbërësi i quajtur phenoxyethanolo:

WELEDA – Baby crema protettiva alla calendula

PURIS Baby care – Pasta protettiva

PASTA HOFFMAN – Lenitiva antiarrossamento

NIVEA BABY – Pasta protettiva emolliente

MUSTELA

AVEENO Baby – Crema barriera

JOHNSON’S PEDIATRIC – Baby Pasta Protettiva

PENATEN – Pasta protettiva

A-DERMA – Eryase crema

Revista  në mbrojtje të konsumatorëve “Il Salvagente” sugjeron që të përdorni produkte natyrale pa përbërësin phenoxyethanolo dhe të keni kujdes nga çdo krem që ka përbërës toksik brenda./ Gazeta Shenta

Artikulli paraprakUshqyerja e një bebe të lindur para kohe, çfarë duhet të dini
Artikulli i rradhës Këto janë produktet shtëpiake që ndihmojnë trajtimin e infeksioneve vaginale

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.