Mbase ju bëni të pamundurën të caktoni një termin për depilim në pjesën tuaj intime rreth kohës së ciklit menstrual. Por, nganjëherë terminet nuk janë të sakta kështuqë cikli juaj menstrual vjen pak më herët se që e keni menduar shkruan Womens Health Magazine transmeton Gazeta Shenta.
Para se të anuloni terminin duhet të dini këtë: Ju mund të vazhdoni me këtë procedurë, edhe kur jeni me ciklin menstrual. Me siguri keni dëgjuar që nuk guxoni të bëni depilim me dyll kur jeni me perioda por, ky nuk është problemi kryesor.
”Njerëzit nuk provojnë të depilohen me dyll gjatë ciklit menstrual, mbase për shkak të turpit. Por, nuk ka arsye që ju të mos e bëni atë” thotë Laura Kaiser, estetiste nga Qendra e Bukurisë Shen Beauty në New York. Përderisa keni vendosur një tampon ju mund edhe të bëni depilimin brazilian.
”Nëse funksionon për orarin tuaj, nuk është një problem i madh” thotë Kaiser. ”Mbase keni dëgjuar ndonjëherë që cikli mund të j’u bëj më të ndishme në dhimbjet e dyllit dhe mbase kjo mund të jetë e vërtetë. Sepse gjatë ciklit, trupi juaj gjendet në një situatë inflamatore dhe më shumë hormone se zakonisht lirohen në trupin tuaj” përfundon ajo.
Depilimi me dyll mund të rritë ndjeshmërinë dhe dhimbjen por nuk ka një arsye që të mos e bëni atë.
Por, nuk është ndonjë fakt i dëshmuar ende, thotë Kristina Greves nga Spitali i Grave dhe Bebeve Winnie Palmer. Sa i përket pastërtisë ajo pjesë nuk është e pastër edhe ashtu vetëm se estetistja juaj duhet të veshë dorëza kështuqë nuk do të jetë ndonjë problem.
Nëse ju do të ndiheni mirë duke e bërë një gjë të tillë, atëherë bëjeni. Mbase vetëm do të doni ta pini një Ibuprofen para seancës që të j’u ndihmoj me lehtësimin e dhimbjeve. / Gazeta Shneta