Gratë shtatzëna gjithmonë ndihen të ngazëllyera kur i dëgjojnë lëvizjet e foshnjës së tyre në bark.
Ashtu siç dihet çdo fëmijë është i ndryshëm nga tjetri dhe këto dallime vërehen edhe më shumë në barkun e nënës.
Sipas Shoqatës Amerikane të Shtatzënisë, nënat munden të kontrollojnë lëvizjet e foshnjës së saj në muajin e shtatë ose të tetë, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa lëvizjet e bebes mund të jenë të ndryshme, por zakonisht kanë një ritëm të rreth 50 lëvizjeve në orë.
Gjatë natës, lëvizjet e foshnjës vërehen më shumë për shkak se pothuajse gjatë gjithë ditës jeni aktive dhe në këtë mënyrën nuk i vëreni shumë këto lëvizje.
Nëse ndonjëherë ndiheni se fëmija juaj lëviz shumë sidomos gjatë natës, thjesht duhet të uleni për një kohë në mesditë.
Vazhdoni me detyrat tuaja rutinë. Vëzhgoni nëse fëmija juaj reagon edhe nëse vazhdoni me aktivitetet tuaja të përditshme.
Mbani shënim për gjithçka.
Mund të jetë gjithashtu që fëmija juaj po zhvillon modelin e tij të gjumit. Por nëse vëreni diçka alarmante atëherë duhet të lajmëroni mjekun tuaj./Gazeta Shneta/