Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Integriteti i kryeministrit, përfiton afër 7 mijë euro qira nga spitali privat

Lajme 26/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryeministri Ramush Haradinaj para 1 jave ia rriti rrogën vetes nga 1300 në afër 3 mijë euro. Poashtu pagat ia rriti edhe zv.kryeministrave, ministrave e zyrtarëve tjerë të qeverisë.

Haradinaj i dha disa arsyetime për rritjen e rrogës së tij. Tha se me 1300 euro rrogë kryeministrit mund t’i cenohet integriteti dhe të korruptohet. Poashtu, Haradinaj deklaroi se rroga nuk i mjaftonte për blerjen e kravatave e këmishave.

Gjatë një vizite që pati të shtunën në Qendrën Klinike Universitare, kryeministri tha se edhe mjekëve mund t’iu cenohet integriteti me rroga të vogla. E ai krenohet se nga viti që vjen, punëtorëve shëndetësorë do t’iu rritet rroga për 5 për qind, shkruan Gazeta Shneta.

Haradinaj me modesti deklaroi se ka edhe “disa të ardhura tjera”. E këto të ardhura janë hiq më pak se 6679 euro në muaj të cilat ai i përfiton nga qiraja e një spitali privat në shtëpinë e tij 300 mijë euroshe në Dragodan.

Është “Eye Hospital” me pronarë Olcay Semiz, Sebaudin Bahtijareviq dhe Faruk Semiz.

Haradinaj duket se ka një lidhje të veçantë me këta persona, të cilët pasi erdhi në pozitën e kryeministrit, i priti në një takim në zyrën e tij.

Qiramarrësit i shkuan si mysafirë qiradhënësit-kryeministrit të Kosovës në zyrën e tij më 10 dhjetor të këtij muaji.

“Menaxhmenti i Spitalit ‘Eye Hospital’ Prishtine Opr.Dr. Faruk Semiz dhe Sebahudin Bahtijarevic paten nderin sot te takohen me Kryeministrin e Republikes se Kosoves z. Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të spitalit në Facebook.

Ndërsa në një njoftim në profilin e tij, Sebahudin Bahtijareviç ia dha Haradinajt epitetin e Shkëlqesisë.

Vetëm dy ditë pas kësaj vizite, Bahtijareviq u takua sërish me Haradinajn. Kësaj radhe ai shfaq lidhjet e ngushta që ka me kryeministrin e Kosovës, por edhe me atë të Maqedonisë.

Bahtijareviq ka postuar një fotografi në facebook, ku shihet në mes të dy kryeministrave.

“Ndjenjë e mirë të kesh përkrahjen e dy kryeministrave”, e përshkroi ai këtë fotografi.

Ndryshe Haradinaj përfiton edhe 2700 euro pagë vjetore nga buxheti i Kosovës si Pension invalidor. Ndërsa nga partia e tij AAK, merr pagë vjetore 17 mijë e 708 euro.

Haradinaj ka tri pasuri të paluajtshme në emër të tij në vlerë prej 530 mijë eurosh. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjë puthje e vetme mund të rrezikojë jetën e foshnjes suaj të posalindur, ja çfarë i ndodhi kësaj gruaje e që të gjithë nënat duhet t’a kenë parasyshë
Artikulli i rradhës Arsyet e frikshme përse menstruacionet vijnë më shpesh se një herë në muaj

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.