Nëse nëna e tij nuk kishte këmbngulur, kjo histori mund të ketë pasur një fund tragjik.
Një djalë i vogël në Irlandën e Veriut luftoi për jetën e tij pas një puthjeje që e morri nga dikush e cila i dha atij herpesin shkruan Kids Pot transmeton Gazeta Shneta.
Maria O’Neill, nga Derry, tha se mjekët besojnë se djali i saj 16 muajsh e mori virusin nga dikush që kishte grip, sipas Inside Edition. Profesionistët e shëndetësisë, megjithatë, nuk e kuptuan fillimisht se herpes po shkaktonte një skuqje të lëkurës që u shfaq tek djali qysh në gusht.
O’Neill tha se ajo solli birin e saj, Parker, te disa mjekë kur ai filloi të zhvillonte një skuqje të tmerrshme. Por djalit gjithmonë i’u dha ndonjë krem për lyerje dhe u dërgua në shtëpi.
Instinkti i nënës
“Unë e ndjeja se kishte diçka tjetër prapa saj,” tha ajo. “Skuqja nuk dukej normale … Çdo herë kur mjekët më dërgonin në shtëpi, dukej se po bëhej shumë më keq, kështu që instikti im prej nëne filloi dhe e dija se kishte diçka më shumë këtu’’.
Kur në të gjithë trupin e djalit filluan të dilnin flluska, O’Neill nxitoj ta dërgonte atë në dhomën e urgjencës, ku Parker u diagnostikua me një formë të herpesit që ishte kërcënuese për jetën e tij.
Djali qëndroi në spital për tre javë dhe u trajtua me tre antibiotikë të ndryshëm. “Ne jemi me fat që e gjetëm me kohë,” tha O’Neill. “Ishte shumë e frikshme.”
Ajo tha se djali i saj është tani duke u shëruar, por ajo po flet për të paralajmëruar prindërit e tjerë. “Mos lejoni që askush të puth fëmijën tuaj”, tha ajo. “Mos e lejoni asnjë njeri pranë fëmijës tuaj nëse vëreni se janë të sëmurë ose me grip.” / Gazeta Shneta