Funksioni i venave sipërfaqësore dhe të thella është bartja e produkteve të fundit apo mbetjet nga qelizat: si dioksidi të karbonit dhe metaboliteve helmues që lirohen nga qeliza dhe barten nëpërmjet venave në mushkëri për oksigjen(ajrosje), në veshkë për filtrim.
Derisa në venat e thella (të brendshme) qe janë shumë te rëndësishme, gjaku venoz bartet 100 %, venat sipërfaqësore bartin gjakun venoz në venat e thella në një përqindje prej 0.6-1.5% kur janë në gjendje të rregullt.
Në venat sipërfaqësore të këmbëve janë disa valvula apo valvula antigravitet të cilat e lejojnë gjakun të shkojë në zemër dhe nuk e lejojnë që gjaku të kthehet kundrejt zemrës.
Valvulat e venave sipërfaqësore mund të dëmtohen për shkaqe të shumta dhe te shkaktojnë zgjerimin e venave(venave varikoze) te këmbeve
Faktorët që më së shpeshti i dëmtojnë valvulat e venave janë:
Trashëgimia, të gjitha profesionet që janë të lidhura me pozitat e stërzgjatura në këmbë (kamarierët, frizeret, bukëpjekësit, kuzhinierët, kirurgët etj), shtatzënia, obeziteti ose jeta sedentare, tromboza e venave të thella.
Së pari fillojnë të lajmërohen zgjerimet e venave apo venat varikoze të cilat në fillim janë pa simptoma apo pa pengesa pastaj fillojnë faza me komplikime të cilat janë: Ënjtja e këmbës, dhimbja, pesha e rëndë në këmbë, kruarja ku janë venat e zgjeruara, dhimbjet, ndryshimi i ngjyrës së lëkurës prej të kuqes në ngjyrë kafe, forcimi i lëkurës nga venat e zgjeruara dhe lajmërimi i ulqeres me dhimbje të padurueshme.
Pëlcitja e venës varikoze poashtu është një komplikim që mund të vijë deri tek gjakderdhja e që lajmërohet pa dhimbje dhe nëse ndodhë pëlcitja gjatë fjetjes mund të jetë fatale për pacientin.
Komplikimet tjera më serioze janë edhe formimi i trombeve apo mpiksjes së gjakut të cilat mund të formohen në venat e zgjeruara dhe të lëvizin në drejtim të zemrës nëpërmjet venave të thella gjë e cila do të ishte fatale për pacientin e që quhet Embolia pulmonale.
Shkruar nga: Dr. Valbon Gashi – Për kontakt klikoni KËTU.