Sistemin e shëndetësisë gjatë vitit të kaluar e kanë përcjelluer shumë probleme, të natyrave të ndryshme.
Kjo pasi, kishte mungesë të barnave, mungesë të profesionistëve shëndetësor dhe infermierëve.
Ndërsa ikja e mjekëve nga Kosova, duke kërkuar një punë më të mirë ishte ndër më problematiket për Sistemin e shëndetësisë.
Mungesa e barnave nga lista esenciale si dhe e materialit shpenzues të nevojshëm për trajtimin e pacientëve, i ka detyruar pacientët t’i blejnë vetë ato për trajtim.
Në Klinikën Pediatrike brenda Qendrës Klinike Universitare, pediatri Ramush Beiqi për Radion Evropa e Lirë sqaron se përpos që nuk ka pasur përmirësime në përgjithësi në klinikë, gjatë vitit 2017 ka pasur vetëm përkeqësim të situatës sa i përket trajtimit të fëmijëve.
“Nuk dallon asgjë për të mirë viti 2017 nga vitet paraprake, përpos që me një vlerësim serioz mund të them se janë përkeqësuar kushtet në Klinikën e pediatrisë. Kjo për shkak se nuk kemi marrë donacione të reja, nuk është servisuar aparatura, mungojnë barnat nga lista esenciale. Nuk mund të lavdërohemi në këtë drejtim”, deklaron Beiqi.
Për më shumë lajmin e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë.