Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Këto janë ushqimet që e bëjnë Jennifer Lopez të duket si 20 vjeçare

Jetë 08/01/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mund të kaloni orë të tëra në Instagramin e Jennifer Lopez duke parë muskujt e barkut, këmbët, vithet, krahët dhe të vrisni mendjen, si ia bën kjo grua të duket kaq e bukur dhe e re, pavarësisht se është 47 vjeç.

Por një përgjigje ekziston dhe kjo është falë regjimit të rreptë në ushqim dhe ushtrim. Gazeta Shneta ju tregon disa nga ushqimet që konsumon më shumë dhe ato që nuk i fut kurrë në gojë.

Vaktet e saj nuk kanë kurrë ushqim të përpunuar.

Mbi të gjitha, pothuajse çdo gjë që Jennifer Lopez ha është organike. Një drekë tipike e saj përfshin salmon dhe një sallatë të mbushur me perime.

Brokoli, speca dhe kungull (zucchini) të spërkatura me pak vaj, uthull të bardhë dhe erëza, është sallata e saj e preferuar, ashtu siç është sallata kale me djathë të freskët dhe fara të pjekura kungulli. Në drekë, ajo konsumon proteinë. “Më pëlqen mishi i derrit dhe pulës, sidomos i stilit portorikan!” është shprehur Lopez në një intervistë për UsWeekly.

Midis vakteve, ha pak, por shëndetshëm.

Nëse do flasim për axhendën e Jennifer Lopez, pa diskutim që ajo ka një ditë tepër të ngarkuar. Por pavarësisht kësaj, ajo nuk ha midis vakteve hamburger, apo ndonjë ushqim tjetër të shpejtë, por merr fruta nga shtëpia:

“Unë gjithmonë konsumoj ushqime të shëndetshme, si fruta dhe perime, të cilat i marr me vete kudo,” zbuloi ajo gjatë një interviste për revistën People.

Copa të vogla çokollate (chocolate chips) janë dobësia e saj
Kur Lopez-in e kap nepsi, çokollatat e vogla tek akulloret ose biskotat, janë kënaqësia e saj më e madhe. Këtë sekret e zbuloi i dashuri i saj, Alex Rodriguez për programin The View.

Ajo nuk i përmbahet vetëm një lloj ushtrimi.
Ajo është Jennifer Lopez dhe sigurisht mund të mbajë dy trajnerë personalë. Kur është në Los Anxhelos, Lopez trajnohet me Tracy Anderson, i njohur për ushtrime të lirshme dhe jo tepër impenjative, por që fokusohen tek vithet dhe kofshët, ndërsa kur është në Nju Jork, Lopez trajnohet me David Kirsch, i famshëm për ushtrime të fuqishme si boks, shtytje etj.

Ajo e pëlqen faktin që ata kanë dy qasje krejtësisht të ndryshme, pasi e ndihmojnë të mbajë në formë çdo pjesë të trupit.

JLo nuk fut në gojë këto tre gjëra

Të gjithë kemi nepse që nuk i rezistojmë dot, por Jennifer Lopez nuk ia jep vetes kënaqësinë të konsumojë këto tre gjëra: “Unë nuk pi alkool, duhan, apo kafe,” ka thënë ajo për UsWeekly. Në rastet e rralla që asaj i pëlqen kafeja, gjithnjë është pa kafeinë.

Ka një arsye pse lëkura e saj ende duket kaq e re.

Dhe kjo është fraza që nënat thonë prej vitesh: “Unë rrallë herë ekspozohem në diell, por edhe nëse dal në diell, vendos shumë krem mbrojtës,” ka thënë Lopez për UsËeekly. Mos konsumimi i alkoolit dhe kafes është një tjetër arsye për të mbajtur një lëkurë të pastër dhe të freskët: “Ato me të vërtetë e shkatërrojnë lëkurën, me kalimin e moshës.”

Ja çfarë bën Jennifer për të vënë përfund nepsin.

Proteina është numri 1,” ka thënë ajo për Hello!. “Më ngop dhe ndjehem e tillë për një kohë të gjatë”. Shumë herë Lopez kështu e fillon ditën. Ajo konsumon një pije proteinike me pluhur hirre, manaferra, kos dhe mjaltë. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakMomenti magjik kur vezët takojnë njëra tjetrën, java 1-3 e shtatzënisë
Artikulli i rradhës Femra më e fortë në Kosovë ka një mesazh të rëndësishëm për gratë dhe vajzat

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.