Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me vranësira të pjesshme, dhe me intervale të caktuara të diellit, transmeton Gazeta Shneta.
Sot, pritet që kohëpaskohe të ketë edhe reshje të dobëta të shiut, sikurse ditën e djeshme.
Ndërsa, pritet që gjatë mbrëmjes, reshjet e shiut të përzihen me borë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë por do të mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -2C deri në 4C, e ato maksimale nga 6C deri në 12C./Gazeta Shneta/