Agjencia Turke e Kooperimit dhe Koordinimit, së bashku me nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, janë zotuar se do të ofrojnë ndihmë financiare në ndërtimin e qendrës për personat me sindromë Down dhe Autizëm.
Gjithashtu, në ndihmë ka dalë edhe komuna e Prishtinës, e cila ka ndarë parcelën për këtë qendër, shkruan Gazeta Shneta.
Lajmin për këto ngjarje e ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, njëherësh aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje, nëpërmjet në postimi në Facebook.
Drejtori i këtij dikasteri ka qëndruar falendërues ndaj kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, si dhe nënkryetarit Pacolli, së bashku me TIKA-n.
“Falë angazhimit të kryetarit Shpend A. Ahmeti, tani edhe nën kryetarit Selim Pacolli, këto dy grupe më në fund do ta kenë një qendër ku do të ofrohen shërbime cilësore. Falenderoj sinqerisht dy shoqatat për durimin, mirëkuptimin dhe insistimin e tyre që kjo të bëhet realitet. Falenderoj TIKA-n dhe Krahinën e Konyas për mbështetje.”, shkroi Arben Vitia në postimin e tij në Facebook./Gazeta Shneta/