Çdo fëmijë është i ndryshëm nga tjetri dhe çdo nënë është e ndryshme nga tjetra. Çdo familje ka rregullat e saj dhe këto i mëson gradualisht edhe fëmija. Një ritual që është pak më i vështirë të mësohet nga fëmija është gjumi i qetë dhe i rregullt gjatë natës.
Këshilla se çfarë të bëni nëse bebi juaj zgjohet natën
Nëse fëmija zgjohet gjatë natës ju nuk duhet të bisedoni me të. E vetmja gjë që mund t’i thoni është: fli se është ende natë! Nëse fëmija zgjohet nuk duhet të ndizni dritë, pasi dhe një dritë sado e vogël mund të çorientojë gjumin e tij.
Gjestet dhe lëvizjet tuaja duhet të jenë sa më të qeta.
Nëse do t’ju duhet që gjatë natës t’i ndërroni pelnen, duhet ta bëni këtë në mënyrë të shpejtë dhe duke përdorur një pecetë të vakët, pasi në të kundërtën mund të zgjohet komplet.
Nëse në dhomën ku fle fëmija hyn shumë dritë, atëherë mundohuni t’i vendosni grila ose perde të trasha.
Pranë shtratit të fëmijës nuk duhet të ketë lodra. Ju mund t’i vendosni pranë vetëm një arush të cilin mund ta përdorë si “shok gjumi”. Nëse zgjohet gjatë natës nuk duhet të bëhet gati të luajë. /Gazeta Shneta