Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Arsyeja pse jeni shumë të lodhura në mëngjes, ajo që nënat e reja duhet të dijnë

Jetë 12/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

”Çdo gjë po shkonte shumë mirë me foshnjën time. Ai tashmë e kishte kuptuar se kur vinte dita apo nata. Kjo na mundësonte mua dhe burrit tim të kishim më shumë kohë për pushim.

Por kur i mbushi 6 muaj (gjegjësisht filloi koha e terrorrit 18 muajsh) ai filloj të zgjohej hiç më pak se 6 herë gjatë natës me bërtima që do ta zgjonin edhe të vdekurin. Në muajin e dytë, fillova nga thjeshtë një ankesë në fazën kur nuk mund ta duroja më. Gjithçka çfarë po kërkoja në Google në atë kohë ishin fraza si: Teknika trajnuese të gjumit si dhe cila është sasia e gjumit që ka nevojë një njeri? Po, ishte një kohë e errët” – tregon një nënë e re.

Sipas një studimi të botuar në gazetën Sleep Medicine, u zbulua se gjumi i ndërprerë i bebes tuaj mund të ketë të njëjtin efekt fizik mbi ju. Hulumtuesit në Shkollën e Shkencave Psikologjike të Universitetit të Tel Avivit gjetën një lidhje midis gjumit të ndërprerë dhe “aftësive njohëse komprometuese, skemave të vëmendjes dhe gjendjeve negative”, sipas Science Daily – dhe kjo ishte pasi vullnetarët kanë duruar vetëm një natë të gjumit të ndërprerë.

Por, kjo nuk është e tëra. Shkencëtarët gjithashtu zbuluan se një natë pushimi i përkryer është në thelb njësoj sikur merrni 4 orë të njëpasnjëshme gjumi. “Këto zgjime natën mund të jenë relativisht të shkurtra, vetëm pesë deri në 10 minuta,” thekson studiuesi Profesor Avi Sadeh, “por ato pengojnë ritmin natyror të gjumit”.

“Studimi ynë tregon ndikimin e vetëm një nate gjumi të ndërprerë”, vazhdoi ai, “por ne e dimë se këto efekte grumbullohen dhe prandaj çmimin e paguajnë sidomos prindërit e rinj – të cilët zgjohen tre deri në 10 herë në natë për muaj me radhë.

Përveç efekteve fizike të gjumit të ndërprerë, prindërit shpesh zhvillojnë ndjenja zemërimi ndaj foshnjave të tyre dhe më pas ndjehen fajtorë për këto ndjenja negative “. Dhe ato ndjenja të këqija, për të qenë të sinqertë, ishin shumë më të rënda për mua sesa vrobullia e përzierjes dhe lodhjes që më përshëndeste çdo mëngjes.

Këtu ishte ky fëmijë i pafajshëm, i bukur që më pëlqente më shumë se çdo gjë, megjithatë zgjimet e tij të vazhdueshme po na shkaktonin burrit dhe mua më shumë zemërim dhe stres se çdo gjë tjetër që kishte.

Dr. Sadeh, i cili rregullisht këshillon prindërit e rinj në klinikën e gjumit të TAU, shpreson që studimet si kjo të sjellin vëmendje në çështjet që i lodhin prindërit çdo ditë. Të njejtën e shpresoj edhe unë si një nënë që mbijetoi një dobësi dhe lodhje të pamëshirshme nga privimi i gjumit.” / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakHoroskopi ditor, e hënë 12 shkurt
Artikulli i rradhës 5 Kombinime fantastike që mund t’i bëni me banane për të vegjlit tuaj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.