Gazeta Shneta mëson se i plagosuri sot në lagjen Marigona në Graçanicë është Përparim Gojani, një 54 vjeçar që sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes bëhet e ditur se ai është plagosur nga dhëndri i tij.
Ndryshe, Gojani është pjesë e repartit të gjinekologjisë në një institucion privat shëndetësor në Prishtinë.
Gazeta Shneta ka mësuar se gjendja e të plagosurit është stabile.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është një 64 vjeçar dhe i njëjti është arrestuar nga këta të fundit. / Gazeta Shneta