Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Zeka: Për herë të parë në QKUK përdoret ilaçi që kushton mbi 2 milionë euro

Lajme 11/05/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Për herë të parë në Kosovë, një fëmijë nën moshën dyvjeçare është trajtuar me një ndër ilaçet më të shtrenjta në botë “Zolgensma”, terapi kjo e cila ka vlerën mbi dy milionë dollarë. Këtë e ka konfirmuar për Radio Kosovën shefi i Repartit të Neurologjisë në Pediatri, Naim Zeka, i cili tha se kjo terapi është aplikuar në Pediatrin e QKUK-së për trajtimin e sëmundjes së atrofisë spinale muskulore.

Një fëmijë i moshës dy vjeçare i cili vuan nga sëmundja e atrofisë  spinale muskulore në Kosovë, është trajtuar me ilaçin ndër më të shtrenjtë në botë. Aplikimi i terapisë është bërë nga stafi i repartit të Pediatrisë në QKUK, ka thënë për Radio Kosovën shefi i Repartit të Neurologjisë në Pediatri, Naim Zeka, i cili tha se pasi kanë fituar donacionin, nga kompania zvicerane “Novartis”, ata janë pajisur me certifikata dhe janë autorizuar për të bërë trajtimin e fëmijëve me këtë terapi në Kosovë.

“Terapia është aplikuar me 7 mars. Terapia vërtet është shumë e shtrenjtë. Kushton 2 milionë e 125 mijë dollarë. Kjo terapi është fituar nëpërmjet një donacioni nga firma “Novartis”. Çdo gjë ka shkuar në rregull, fëmijën jemi duke e përcjell dhe gjendja e pacientit është stabile. Këtë pacient nuk e kemi zgjedhur ne, por ka qenë i vetmi pacient në momentin kur kemi konkurruar për këtë medikament  që i ka plotësuar kriteret të cilat i parashtron vetë mënyra e dhënies së terapisë”, deklaroi Zeka.

Ndërkaq, familjarët e fëmijës dy vjeçar i cili është trajtuar me këtë terapi, pa dashur të identifikohen, kanë treguar për Radio Kosovën se gjendja e fëmijës është stabile. Ata thanë se Ministria e Shëndetësisë u ka premtuar që do t’ua sigurojë një aparaturë që do të lehtësonte trajtimin  efikas të fëmijës.

Ndërsa, shefi i Shërbimit të Neurologjisë Pediatrike thotë se suksesi më i madh është që detektimi i sëmundjes të bëhet qysh në moshat e hershme përmes screeningut neonatal, i cili do ta plotësonte suksesin e vetë terapisë.

“Terapia ka arritur tek ne një muaj femja pa i mbushur dy vite. Ky ka qenë afati i fundit që sot përdoret kjo terapi për të pasur efekt. Parakusht për një  diagnostikim të  hershëm është  “creening testi neonatal”,  i cili do të na sigurojë që këta fëmijë t’i detektojmë më herët dhe t’i parapërgatitim për fillimin e terapisë”, deklaroi Zeka.

Ai tutje thotë se problem i kamotshëm mbetet diagnostikimi i kësaj sëmundjeje, sepse në Kosovë fatkeqësisht  mungon shërbimi i screeningun neonatal.

Radio Kosova ka pyetur Ministrinë e Shëndetësisë se kur do të sigurohet aparatura e nevojshme për këtë analizë, në mënyrë që detektimi i sëmundjes së atrofisë muskulore të bëhet qysh në moshat e hershme. Në një përgjigje me shkrim, Ministria e Shëndetësisë ka thënë për Radio Kosovë se është duke hartuar Programin për skrining neonatal (grupi punues me vendim te Sekretarit të Përgjithshëm të MSh-së është duke punuar intensivisht ) dhe shumë shpejt do të finalizohet dokumenti dhe Plani i Veprimit për vitin 2024-2025 për të gjitha aktivitetet që duhet të realizohen (sigurimi i pajisjeve, infrastruktura trajnimi i stafit etj)./RTK/

Artikulli paraprakNgjarje tronditëse në Greqi: Çifti nepalez akuzohet për hedhjen e foshnjës në një kosh plehrash
Artikulli i rradhës Simptomat e hershme të demencës dhe testi për parandalimin e saj në shtëpi

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.