Moti mbi vendin tonë do të mbajë kryesisht me reshje bore, sidomos gjatë orëve të para të këtij mëngjesi.
Ndërsa, gjatë ditës, moti do të jetë mjaft i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe herë pas here edhe me intervale të caktuara të diellit, shkruan Gazeta Shneta.
Në orët e mbrëmjes, sërish priten reshje të dobëta të borës të përziera me shi.
Temperaturat e ajrit pritet të pësojnë rënie të lehtë nën vlera mesatare, me minimale nga -4C deri në 0C, e ato maksimale do të zbresin nga 5C deri në 1C, por deri në fundjavë do të rriten deri në 6C.
Era do të fryejë mesatarisht nga veriperëndimi-verilindja 2-8m/s./Gazeta Shneta/