Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Rutina më e mirë e gjumit për fëmijën tuaj

Jetë 16/02/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse nuk e keni bërë ende, ju sygjeroj që të krijoni një rutinë gjumi për foshnjën tuaj. Kur e përcjellni një ritëm të njejtë çdo natë, foshnja juaj e di se çfarë duhet të presë nga ju. Kjo u ndihmon atyre të jenë më të relaksuar dhe të bien në gjumë më lehtë.

Gjërat bazike që duhet të përfshini në rutinën tuaj

Ajo se çfarë përfshini në rutinën e fosnjës suaj varet nga ju. Vetëm duhet të keni kujdes që të zgjedhni aktivitetet të cilat e ndihmojnë atë të qetësohet e jo ta bëjnë më aktiv. Disa nga idetë që do ju ndihmojnë janë këto:

Jepini një dush ose një masazhë

Një dush i ngrohtë dhe i mirë është një përvojë që do ta qetsojë atë, ndërsa pastërtia dhe thatësia do t’a ndihmojnë atë që të bie më lehtë në gjumë. Por, nëse atij nuk i pëlqen të lahet mund të përdorni metoda tjera siç është larja e duarve dhe fytyrës dhe po ashtu t’i bëni një masazhë të lehtë. Këtë mund ta bëni duke përdorur ndonjë losion ose krem për bebe. Ajo çfarë ka rëndësi për foshnjën tuaj është prekja juaj lehtësuese.

Pastroja dhëmbët

Rutina e foshnjës tuaj duhet gjithmonë të përfshijë pastrimin e dhëmbëve. Është e rëndësishme që ai të mësohet me këtë shprehi sa më herët që mundeni sepse pastaj ai meson të kujdeset për dhëmbët e tij edhe kur ju nuk jeni aty.

Veshjani rrobat e gjumit

Mund ta veshni me pigjame të pastërta apo ta leni vetëm në pampers nëse është më e preferueshme për ju. Ju mundeni edhe ta inkurajoni atë që të përdorë tualetin kurdo që duket se ai është gati. Pasi të përfundojë këtë process, I ndihmoni të veshë rrobat e gjumit. Propozojani dy opsione që të zgjedhë sepse kështu mësohet qysh herët të jetë I pavarur.

Luani ndonjë lojë të qetë

Nëse luani ndonjë lojë të qetë me të në dysheme, kjo do t’I ndihmojë jo vetëm të lodhet pak që të flejë më mire, por edhe që të argëtohet me ju para gjumitt. Nuk keni nevojë të zgjedhni ndonjë lojë të vështirë por çdo gjë të mund ta argëtojë atë pa e aktivizuar ose tej-stimuluar.

Bëni një bisedë

Pavarësisht nëse fëmija juaj ka filluar të flasë apo jo, koha e gjumit është mundësi e artë që të keni një bisedë të qetë me të. Nëse keni një foshnjë të vogël, mbase do të duhet të flisni vetëm ju por fëmija juaj do të kënaqet me vëmendjen tuaj të plotë.

Mund t’i flisni për gjërat që i keni bërë bashkë gjatë ditës dhe si e kanë bërë atë të ndihet. Nëse fëmija juaj është mjaft I rritur kërkoni të ju tregojë cilat kanë qenë gjërat më të mira ose më të këqia që I kanë ndodhur gjatë ditës. Kjo I ndihmon atij të kalojë çfarëdo ankthi apo frike që mund të ketë në mënyrë që të flejë më mire.

Lexoni diçka para gjumit

Përqafojeni dhe lexoni ndonjë histori interesante. Fëmija juaj do të kënaqet nëse kalon kohë me ju duke ju dëgjuar se si I bëni ata zërat e çuditshmëm të karaktereve nga libri. Kjo do t’I ndihmojë të mësojë fjalë të reja dhe e nxitë dëshirën e tij për lexim.

Lexoni çdo natë diçka të ndryshme, nëse ai është mjaft I rritur lëreni t’a bëjë përzgjedhjen e librit. Do të kënaqet që idea e tij po vlerësohet. Mbase do të përfundoni duke lexuar disa here librat e njejtë, por përsëritja është çelësi kryesor I të mësuarit për fëmijën tuaj. / Gazeta Shneta

Artikulli paraprakKëto janë gjërat që duhet t’i dini para se të mbeteni shtatzënë
Artikulli i rradhës Seksi gjatë shtatzënisë dhe çdo gjë që duhet të dini rreth tij

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.